Gjykata e Napolit, ka dënuar me 5 vite burg, futbollistin Armando Izzo, i cili është pjesë e Monza në Serie A.
Lojtari akuzohet për trukim ndeshjesh, gjatë kohës kur ishte pjesë e Avellino në Serie B, në sezonin 2013-2014.
Izzo akuzohet për ndeshjen ndaj Modena, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin 0-1. Mbrojtësi akuzohej edhe për një tjetër ndeshje, por ia doli të vërtetojë pafajsinë.



