
Napoli do të kërkojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit ndaj Milanit, në çerekfinalen e Champions League.
Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë me rezultat minimal dhe pritet një sfidë e luftuar në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Në prag të kësaj sfide, të kaltrit kanë marrë lajme pozitive nga infermieria. Sulmuesi Victor Osimhen, është rikuperuar plotësisht dhe këtë të premte është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
Osimhen ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Napolin dhe shihet si një rikthim i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit, ku do të kërkohet përmbysja.



