Barcelona shijon fitoren e parë në Champions, Salzburg shkëputet në krye (VIDEO)

Barcelona shijon fitoren e parë në Champions, Salzburg shkëputet në krye (VIDEO)

Barcelona ka regjistruar fitoren e parë në Champions League për këtë sezon, teksa mposhti minimalisht ukrainasit e Dinamo Kiev.

Golin e vetëm të sfidës e shënoi mbrojtësi Gerard Piqeu, i cili në minutën e 36-të shfrytëzoi mjaft mirë në zonë një krosim të Jordi Alba, duke e ndalur topin në rrjetë. Edhe pas kësaj, katalanasit krijuan disa raste shënimi, por nuk ia dolën ta dërgonin përsëri topin në rrjetë.

Skuadra e Koeman shijon kështu 3 pikët e para në grupin E, teksa renditen në vendin e tretë me 3 pikë, 1 më pak se Benfica dhe 3 më pak se Bayern Munich.

Fitore ka korrur edhe Salzburg, që mposhti 3-1 Wolfsburgun në shtëpi. Golat e Aeyemi në minutën e 3 dhe dopieta e Okafor në minutat 65 dhe 77, i dhanë fitoren skuadrës austriake, që shkëputet në krye në grupin G, me 7 pikë, 5 më shumë se ndjekësit e Sevilla dhe Wolfsburg.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy