
E ardhmja e Bernardo Silvas duket praktikisht e zgjidhur .
Portugezi është drejt transferimit tek Barcelona por spanjollët natyrisht po hasin shumë probleme me regjistrimin e lojtarëve , ku kryeson Jules Kounde.
Zgjidhja mbetet largimi i disa komponentëve që nuk e kanë kënaqur sa duhet Xavi Hernandezin ndër të cilët emrat më të lakuar janë ato të Frenkie de Jong , Memphis Depay-t dhe Pierre Emerick Aubameyangut.
Portugezi ja ka bërë të qartë ‘’ Qytetarëve ‘’ se e shikon të ardhmen në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe sipas ‘ Daily Mail ‘ Pep Guardiola është treguar shumë mirëkuptues duke theksuar se dyert e ‘ Etihad Stadium ‘ janë të hapura për lojtarët që nuk dëshirojnë të vijojnë me Manchester City-n.
Pavarësisht dëshirës së mesfushorit , Paris St Germain është përfshirë në këtë histori duke shpresuar se do të mund ta bindë 28 vjeçarin për të vendosur për ‘’ Parque de Princen ‘’ dhe ‘’ Los Pariziens ‘’ kanë menduar të ofrojnë 100 milionë euro për ishi-n e Monacos .
Në ditët e mbetura sigurisht do të luhet një supersfidë ndërmjet Barcelonës dhe kampionit në fuqi të Ligue 1 por ja vlen të riktheksohet se ‘’ Los Cules ‘’ janë të avantazhuar për lojtarin nga Lisbona.



