Derbi madrilen për Bernardo Silvan

Derbi madrilen për Bernardo Silvan

Pas pak javësh Bernardo Silva do ta finalizojë eksperiencën me Manchester City-n. 

Portugezi pretendohet nga ekipe me emër në kontinentin e vjetër, ndër të cilët edhe nga Atletico Madridi bashkë me Real Madridin. 

Eksperienca e mesfushorit është e mjaftueshme për të përfaqësuar një ekip elite dhe sigurisht si ‘’ Galaktikët ‘’ ashtu edhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të japin maksimumin. 

Gjatë sezoneve tek ‘’ Qytetarët ‘’ 31 vjeçari ka treguar profesionalizëm, i ka bërë ballë çdo sfide dhe natyrisht ka fituar besimin e trainerit Pep Guardiola. 

Inteligjenca në aspektin taktik, mënyra se si e interpreton lojën dhe adaptimi në çdo situatë janë disa nga karakteristikat e ishi-t të Monacos i cili shumë shpejt do të lërë ‘’ Etihad Stadium ‘’. 

Duhet kujtuar se rikthimi i mundshëm i Jose Mourinhos në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund të rezultojë një impuls më tepër për Bernardo Silvan, shumë i rëndësishëm edhe tek Portugalia e Roberto Martinezit. 

Megjithatë do të varet nga disa aspekte kalimi në Madrid, fillimisht nga projekti që i ofrojnë pretendentët dhe protagonizmi që do ti japë traineri i ardhshëm. 

Eksperienca tek anglezët, ish fituesit e Premier Leagues dhe Champions Leagues ndër të tjerë përmblidhet me 76 gola dhe 75 asiste në 459 sfida, të shoqëruara me shumë trofe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy