
Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli do të fillojë një aventurë të re. Lojtari ka vendosur të largohet nga francezët e Reims dhe do të vazhdojë karrierën në Turqi.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 28-vjeçari ka arritur marrëveshjen për tu transferuar te skuadra e Adana Demirspor.
Zeneli largohet kështu nga Ligue 1, aty ku luajti për pesë sezone, ndërsa me fanellën e Reims regjistroi 9 gola dhe 14 asiste.



