Drita-Prishtina mbyllet në “paqe”, Llapi regjistron fitoren e parë

Drita-Prishtina mbyllet në “paqe”, Llapi regjistron fitoren e parë

U luajtën ditën e sotme 3 ndeshjet e fundit, të vlefshme për javën e tetë në Superligën e Kosovës.

Supersfida e javës, ajo mes Dritës dhe Prishtinës u mbyll në barazim pa gola. Ndonëse të dyja skuadrat provuan dhe kishin raste, përsëri nuk ia dolën dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

Ndërkohë Llapi ka siguruar fitoren e parë në kampionat për këtë sezon, pasi mposhtën minimalisht Dukagjinin në shtëpi. Goli i Rivera në minutën e 10-të, i dha fitoren llapjanëve.

Fitore ka korrur edhe Feronikeli, që mposhti me rezultatin 1-0 Ulpianën. Për sa i përket renditjes, Ballkani kryeson me 16 pikë, i ndjekur nga Drenica me 14 pikë dhe Gjilani me 13 pikë. Tre vendet e fundit të tabelës mbahen nga Dukagjini, Ulpiana dhe Llapi, me nga 6 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy