“Stadiumi i Besës, pengu më i madh”, Lila: Rejën nuk e mbajtën golat e Brojës

“Stadiumi i Besës, pengu më i madh”, Lila: Rejën nuk e mbajtën golat e Brojës

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, në emisionin “SportZone” në MCN TV, tha se pengu i jetës së tij, është degradimi i stadiumit të Besës në Kavajë, ku kullosin delet. Lila folur gjithashtu edhe për buxhetin e sportit, ku tha se shpreson që paratë të shkojnë aty ku duhet.

Duke folur për Kombëtaren shqiptare të futbollit, ai theksoi se ekipi jep shpresë, ndërsa shtoi se Rejën te Shqipëria nuk e mbajtën golat e Brojës.

“Sporti ka shumë vend për përmirësime. Shpresoj që viti tjetër ta gjejë sportin shqiptar me zhvillime. Sporti nuk është asnjëherë primar nga politika.

Buxheti 5 milionë euro për sportin? Nuk janë pak. Shpresoj që këto para, të shkojnë në vendin e duhur. Kjo varfëri vjen sepse politika këto fonde i ka futur në xhepin e tyre. Unë do mundohem të jem pozitiv. Shumë mirë nëse fondet shkojnë aty ku duhen.

Kemi një Kombëtares që jep shpresë. Shpresoj që ky grup të bëhet akoma më i fortë. Me pak fat mund të kishim dalë më sipër. Me Poloninë kemi zhvilluar lojë të mirë. Reja ka bërë një punë të mirë. 2022, shpresoj të jetë viti i shpërthimit, ku ekipi shqiptar të shkojë në Europian ose Botëror.

Reja-Broja? Për Brojën sot po flasin të gjithë. Ai po tregon vlera reale. Është futbollist që ka treguar paraqitje të mira, si me ekipin ku luan, ashtu edhe me Kombëtaren. Është fat i madh që e kemi. Trajneri i ekipit kombëtar, duhet të jenë të kujdesshëm me elemente të tillë. Unë jam gjithmonë partizan i grupit, kurrë nuk mendoj që një futbollit bën diferencën, por ja ku e kemi Brojën që bën diferencën. Mendoj se Rejën nuk e mbajtën në punë dy golat e Brojës me Hungarinë.

Tirana është një ekip shumë kompakt. Ka treguar vlera në çdo ndeshje të kampionatit. Me ndeshjet që kam parë, më është dukur një ekip serioz. Mendoj se kanë goxha punë para. Është një kampionat i fortë. Rruga për titull është shumë e vështirë, por të shikojmë si do zgjidhen.

Stadiumi i Besës? Keqardhja dhe pengu më i madh i jetës, është stadiumi i Besës, aty ku kullosin veten. Shfajësohem deri diku. Në 2019, takova kryebashkiakun, duke i kërkuar që stadiumin ta mirëmbanim. Në atë kohë nuk u pranua dhe më tha se në shtator do rindërtohej. Tani kanë kaluar dhe nuk është bërë. Është e dhimbshme për një klub si Besa të jetë në këtë gjendje për stadiumin.”, u shpreh Lila.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy