
Shkëlqimi me Elchen vijon ti garantojë pretendentë David Affengruberit.
Mbrojtësi po bën mirë në La Liga, edhe pse në rradhët e një ekipi të dorës së dytë.
Mirëpo e ardhmja e austriakut mund të ndryshojë gjatë verës, të cilin e pretendon Atletico Madridi.
Dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ janë hapur për 25 vjeçarin, i preferuar nga Diego Simeone.
Ulje-ngritjet në prapavijë të ‘’ Los Colchoneros ‘’ i kanë shkaktuar jo pak dhimbje koke ‘’ El Cholos ‘’ në sezonin aktual i cili dëshiron të ketë një ekip edhe më kompetitiv vijuesin.
Ndërkohë, drejtuesit e Elches mund të përforcohen me largimin e David Affengruber drejt Madridit i cili po zhvillon një eksperiencë për tu marrë në konsideratë.
Objektivi i Enrique Cerezos është arritja e marrëveshjes përpara se të nisë Botërori për arsye se në rastin e një paraqitjeje dinjitoze vlera e kartonit mund të rritet dhe ky fakt do të përbënte një lloj problemi për ‘’ Los Rojiblancos ‘’.
Duke qenë se është konsoliduar si një ndër më të mirët jo vetëm në Spanjë, është e natyrshme që të pretendohet nga ekipet e elitës, në këtë rast ish fituesit e La Ligas.
Ishi i Salzburgut është koshient se tek një skuadër me emër do të ketë edhe më tepër protagonizëm dhe s’përjashtohet largimi nga ‘’ Martinez Valero ‘’.



