Largimi nga Vllaznia, Qatip Osmani: Kishim kontratë për Europën, skuadra është në garë për titullin

Largimi nga Vllaznia, Qatip Osmani: Kishim kontratë për Europën, skuadra është në garë për titullin

Trajneri Qatip Osmani, reagoi për herë të parë, pas largimit nga drejtimi i Vllaznisë.

Osmani tha se kontrata mes palëve ishte për Europën, ndërsa skuadra tashmë është në luftë për titullin kampion.

Tekniku 54-vjeçar, thotë se ndjen keqardhje për këtë largim, ndërsa shtoi se ikën nga Shkodra me kujtime të mira.

REAGIMI:

Me keqardhje të thellë, dëshiroj të njoftoj se drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës kanë vendosur të ndërpresin para kohe marrëdhënien time si trajner, edhe pse me pak ndeshje deri në fund jemi në garë për titull në kampionatin aktual.

Kontrata ime me Vllazninë skadonte në fund të kampionatit dhe në bazë të arritjeve do të diskutonim për vazhdimin e bashkëpunimit. Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien e punës para kohe dhe në këtë pikë të sezonit ishte i papritur për mua, pasi ishim në rrugë të mirë drejt objektivit që në momentin e firmosjes së bashkëpunimit më kishin vendosur të ishte dalja në Evropë, derisa ne kishim shanse reale për titull.

Megjithatë, unë e respektoj plotësisht vendimin e klubit dhe bashkë me asistentin tim Bashkim Livorekën, largohemi me kokën lart për punën dhe përpjekjet e bëra gjatë kësaj periudhe, krenar për arritjen dhe faktin ku e morëm dhe ku po e lëmë Vllazninë.

Tani në largim, dua të falënderoj në veçanti futbollistët që kisha në përbërje, falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët në klub dhe jashtë, stafin teknik, njerëzit që më kanë mbështetur, mediat për bashkëpunimin e tyre korrekt, si dhe tifozerinë shkodrane dhe qytetin e Shkodrës për pritjen dhe mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe. Kjo periudhë do mbetet gjithmonë në kujtesën time për mënyrën e veçantë si u trajtuam nga të gjithë në këtë aventurë të futbollit. KF Vllaznisë i uroj shumë fat e suksese në të ardhmen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy