Milani, tenton përsëri për Lloyd Kelly-n

Milani, tenton përsëri për Lloyd Kelly-n

Dëmtimi i Pierre Kalulus vijon të jetë një shqetësim për Stefano Piolin.

Kuqezinjtë kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin e francezit dhe i janë rikthyer një dëshire të vjetër.

Lloyd Kelly i Bournemouth vijon të tregojë cilësitë në Premier League dhe për më tepër është një ndër më të mirët në 11-shen e Andoni Iraolas.

Faktet janë të mjaftueshme për ish kampionët e Serisë A, të cilët kanë ndezur motorrët për ta transferuar në ‘’ San Siro ‘’ gjatë verës.

Numri një i stolit ka kërkuar medoemos përforcimin e prapavijës dhe për 25 vjeçarin drejtuesit e Bournemouth pretendojnë afro 30 milionë euro.

Të spikasësh në kampionatin anglez është shumë e vështirë për arsye të konkurrencës së ashpër dhe ishi i Bristol City-t i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat deri më tani.

Mirëpo, në kohët e fundit listës i është shtuar edhe Juventusi, një skuadër nga e cila duhet patur frikë por për lojtarin në fjalë, një kalim i mundshëm në Milano apo në Torino sigurisht do të konsiderohej një sukses në karrierë.

Lloyd Kelly është aktivizuar në 16 sfida dhe ka shënuar një gol në sezonin aktual, për të cilin merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy