Fitorja me Skënderbeun, Edi Martini: Ishte si finale për Teutën

Fitorja me Skënderbeun, Edi Martini: Ishte si finale për Teutën

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli për MCN TV, pas fitores 3-0 ndaj Skënderbeut.

Martini tha se ndeshja e sotme ishte si finale për ta, ndërsa shtoi se rezultati i pjesës së parë, i dha qetësi skuadrës.

Ishte ndeshje finale për ne, e dinim sa e rëndësishme ishte. Kemi fituar me Skënderbeun dy herë, kemi barazuar me Tiranën e Laçin. Pjesa e parë ishte shumë e mirë, shënuam tre herë. Në pjesën e dytë kërkova të menaxhonim lojën. Qarkulluam topin dhe e mbajtëm në kontrollo gjithë kohën. Ekipi është në rrugën e duhur.

Jam i kënaqur më tepër që nuk pësuam gol në pjesën e dytë. Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme. Pikët janë moral, por edhe golat që shënojmë janë moral. Dacin e ndërruam, sepse ka tre kartonë dhe nuk doja ta rrezikoja. Sot nuk ishte çështje fati, por e merituam. Pjesa e parë na dha qetësi. Ishte një ndeshje e mirë.  Kishim nevojë për këtë fitore dhe për këto tre pikë. Megjithatë mund të them se në ndeshjen që kemi humbur, kemi qenë më mirë se këto ndeshje të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy