
Interi ka gjetur sulmuesin, që do të jetë zëvendësues i Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, për sezonin e ardhshëm.
Mehdi Taremi, do të transferohet te zikaltërit në verë, me parametra zero. Iranianit i përfundon kontrata me Porton dhe do të kalojë te Interi si lojtar i lirë.
Lojtari dhe klubi italian kanë arritur marrëveshjen mes tyre, me sulmuesin që pritet të udhëtojë drejt Milanos për vizitat mjekësore.



