
Roma regjistroi barazimin e dytë radhazi, teksa ditën e sotme u ndal nga Sassuolo në transfertë. Ndonëse verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh, me Abraham në fundin e pjesës së parë, në të dytën Sassuolo përmbysi rezultatin.
Një autogol i Smalling në minutën e 47 dhe Traore në minutën e 73, i dhanë avantazhin vendasve, të cilët në minutën e 78 mbetën me 10 lojtarë, pasi Ferrari u ndëshkua me të kuq.
Pas kësaj Roma u hodh e gjitha në sulm, për golin e barazimit, që erdhi në minutën e 93, kur shënoi Cristante. Tjetër hap fals për skuadrën e Murinho që mbetet në vendin e 7-të me 40 pikë, ndërsa Sassuolo mban vendin e 12-të me 30 pikë.



