Premier League/ Fitojnë City e Liverpool, ngec përsëri Manchester United

Premier League/ Fitojnë City e Liverpool, ngec përsëri Manchester United

Manchester City-t i ka mjaftuar vetëm 45 minutëshi i pari për të shpartalluar 4-0 West Ham United. Të besuarit e Pep Guardiolës shënuan brenda 23 minutash 3 herë, duke likujduar "çekiçët". David Silva e hapi serinë e golave në minutën e 11-të të takimit, ndërkohë që Stërling 8 minuta më pas dhe Leroy Sane në minutën e 34-t vulosën gjithçka. Gjermani ishte autor edhe i golit të katërt, që i mbaj qytetarët në vendin e parë me 35 pikë. 

Fitore të pastër 3-0 arriti dhe Liverpool, por ndryshe nga kryesuesit e Premier League, "The Reds" iu mjaftoi pjesa e dytë për tu zhbllokuar. Salah, Alexander Arnold dhe Firminho ishin autorët e golave dhe mbajnë në -2 distancën me City-n.

Hap fals për Manchester United, që nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace. Ndryshimi në pankinë ka rikthyer te fitorja Fulhamin, që mposhti 3-2 Southampton.

Një takim i nisur në malore për të besuarit e Claudio Ranierit, që u gjendën në disavantazh pas 18 minutash lojë. Armstrong kaloi miqtë në avantazh, por italiani diti si t'i motivojë të besuarit e tij dhe Mitrovic e Schurrle përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë. Megjithatë Armstrong nuk u pajtua me këtë rezultat, duke shënuar për 2 me 2. Gjithsesi, Mitrovic pak minuta më pas i siguroi 3 pikëshin e dytë Fulhamit, që shikon dritë pas 7 humbjesh radhazi.

Fitore arriti dhe Everton që mposhti 1-0 Cardiff. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Sigurdsson në minutën e 59-të të takimit. Në barazim 1-1 u mbyll takimi mes Brighton dhe Leicester City-t, me "dhelprat" që morën një pikë edhe pse mbeten me 10 futbollist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy