Inter , dy opsione për portën

Inter , dy opsione për portën

Interesi i Manchester United për Andre Onanan duket se do të ketë sukses dhe drejtuesit e Interit kanë përveshur mëngët për të transferuar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ zëvëndësuesin e kamerunasit. Për momentin zikaltërit po analizojnë dy opsione . I pari është Yann Sommer i Bayern Munchen dhe Anatolij Trubin i Shakhtar Donetsk. Gjithsesi, sipas lajmeve të fundit negociatat ende nuk do të vijojnë deri sa të zyrtarizohet kalimi i 27 vjeçarit në ‘’ Old Trafford ‘’ , i cili sipas gjasave është shumë afër . Në të kaluarën Andre Onana u aktivizua në kategoritë inferiore të Barcelonës , për tu bërë më pas pjesë e Ajax Amsterdamit dhe në 1 korrikun e 2022-shit e filloi eksperiencën me Interin . Falë Simone Inzaghit , Interi zhvilloi një sezon shumë të mirë, gjatë të cilit arriti deri në finalen e Champions Leagues dhe në këto ditë merkatoje drejtuesit po japin maksimumin, me pretendimin e rikthimit tek titujt në sezonin vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy