San Siro nuk do të shembet? (VIDEO)

San Siro nuk do të shembet? (VIDEO)

Në një kohë që duket se çështja e ndërtimit të stadiumit të San Siro-s në Itali është thjeshtë çështje kohe, duket se është rikthyer sërish debati për të mos e shkatëruar San Siro-n. Në pritje të vendimit të Bashkisë së Milanos për të vendosur në lidhje me projektet e dy skuadrave Milan dhe Inter, një zë i fuqishëm kërkon ristrukturimin e stadiumit “Meazza”.

“Shkatërrimi nuk është opsioni i vetëm për Meazza-n: stadiumi është një ikonë e sportit, vlerësoni hipoteza relative si përshtatja dhe transformimi i impiantit”. Ky është teksti i një ideje të firmosur nga drejtoresha e Trashëgimisë Kulturore të Milano-s, Antonella Ranaldi, dhe dërguar Bashkisë.

Një pozicionim i ri ky që i hap telashe kërkesës bipartizane të mbërritur nga këshilltarët e Bashkisë për një ekspertizë të re e realizuar nga të tretë, për të vlerësuar kostot dhe kohën që duhet për ristrukturimin e Meazza-s. Kjo nevojë e fundit e administratës së bashkisë doli pas prezantimit publik të dy projekteve të prezantuara për ndërtimin e një stadiumi të ri, ku është dhënë afat i fundit data 10 tetor për aprovimin apo refuzimin e këtyre projekteve. Por me zhvillimet e fundit, vështirë të respektohet kjo datë.

Ndërkohë që në lidhje me kërkesën e drejtorit të Trashëgimisë Kulturore, kryetari i Bashkisë së Milanos, Beppe Sala, është shprehur: “Ideja e institucionit të Trashëgimisë Kulturore është i papritur dhe duhet reflektuar. Të dyja skuadrat nuk kanë rënë dakord për ristrukturim. Por ky nuk është një ndërgjegjësim që u është bërë i ditur dhe as shpjeguar qytetarëve, prandaj nevojitet një ekspertizë e re”.

Ndërsa pozicionimet e dy klubeve në lidhje me stadiumin, tashmë dihen. Ato nuk kanë rënë dakord për ristrukturim të stadiumit, pasi kushton shumë dhe do t’i luajnë ndeshjet e tyre në stadiume të tjera, larg qytetit. Tashmë, të gjithë janë në pritje. / Tema TV / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy