Casemiro, opsionet për të ardhmen

Casemiro, opsionet për të ardhmen

Prej kohësh e ardhmja e Casemiros tek Manchester United vijon të jetë në pikpyetje.

Braziliani thuhet se do të largohet nga ‘’ Old Trafford ‘’ pasi nuk e ka gjetur veten në skemat e trainerit Erik Ten Hag.

Pavarësisht se mbërriti në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ si një kampion duke qenë se kishte fituar pesë Champions League me Real Madridin dhe shumë trofe të tjerë, tek anglezët hasi vështirësi gjatë rrugës dhe si duket kupa është mbushur tashmë.

Kjo merkato verore besohet se do të jetë përcaktuese për të ardhmen e mesfushorit, të cilit ofertat nuk i kanë munguar.

 

Drupal Ad

 

 

 

Flitet për dy destinacione, fillimisht për Arabinë Saudite dhe Arsenalin.

Disa ekipe të kësaj lige ia kanë hapur derën 32 vjeçarit edhe pse momentalisht nuk janë deklaruar emrat e tyre.

Në vitet e fundit shumë lojtarë kanë vendosur për të lënë Europën dhe të fillojnë një tjetër eksperiencë, të tunduar kryesisht nga ofertat astronomike.

Kjo tendencë po shtohet me kalimin e kohës, e cila ka pasqyruar potencialin e klubeve të Arabisë Saudite.

Ndërsa ‘’ Topchinjtë ‘’ janë një tjetër opsion për të demostruar vlerat, në një ndër ligat më kompetitive siç është Premier League por edhe në kompeticionet europiane.

Nëse i referohemi lojës së kryeqytetasve, Casemiro është i duhuri për mesfushën, eksperienca e të cilit mund ti ndihmojë për të arritur objektivat duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Nga një anë është aspekti sportiv dhe në tjetrën ai ekonomik dhe nxënësit të Erik Ten Hag do ti duhet të vendosë gjatë kësaj periudhe deçizive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy