Milani zyrtarizon Maignan

Milani zyrtarizon Maignan

 Përpara dyshimeve të qëndrimit të Gianluiggi Donnarummas në ‘’ San Siro ‘’ Milani nuk ka humbur aspak kohë dhe ka arritur përforcimin e parë në merkato . Flitet për Mike Maignan , portier i cili është shpallur kampion në këtë edicion  me Lillen .  Kjo skuadër ka arritur ti befasojë të gjithë në Ligue 1 dhe ka ulur nga froni Paris St Germain që ka dominuar në Francë për shumë vite rradhazi .  25 vjeçari do të kërkojë suksesin në një tjetër stad sepse ashtu siç dihet Milani është një nga skuadrat me më shumë histori  dhe ka shkëlqyer këtë sezon në Serinë A i cili ia mundësoi rikthimin në Uefa Champions League pas shumë vitesh  . 

Per Mike Maignan fakti i të firmosurit me Milanin për 5 sezonet e ardhshme  është një privilegj sepse kanë arritur të kthejnë faqen me përfaqësimin dinjitoz dhe synojnë ta  shtrijnë protagonizmin edhe në kompeticionin më të rëndësishëm ku mbajnë mbi supe një eksperiencë të jashtëzakonshme .  Me këtë goditje Milani ka siguruar përfundimisht kuadratin e bardhë  e cila i ka kushtuar 15 milionë euro . Mbërritja e Mike Maignan në  Milano do të shoqërohet nga entuziazmi i të  shpallurit kampion në Francë që do ti japë një shije ndryshe të ardhmes së tij .

  Aktualisht  lojtari i lindur në Guajanën Franceze përfshihet në sferën e më të  mirëve të kontinentit të vjetër  dhe ky sukses i ka vlejtur për tu grumbulluar nga Didier Deschamps në Europianin e kësaj vere . Në 48 ndeshjet me ‘’ Les Dogues ‘’ ky portier e ka mbajtur portën të paprekur në 23 të tilla  duke i dhënë shanse Lillës për tu afruar me objektivin e konkretizuar  me sukses që ka hapur një tjetër etapë në kampionatin francez.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy