Joao Felix mendon largimin

Joao Felix mendon largimin

Eksperienca e Joao  Felix në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’  nuk po shkon ashtu siç duhet duke i prodhuar pakënaqësi të shumta portugezit .

Nxënësi i Diego Simeones nuk po mund të adaptohet me skemat e argjentinasit , fakt që ka ndikuar edhe në rendimentin e ‘’ Los Colchoneros ‘’ gjatë ndeshjeve . 22 vjeçari është shumë larg atyre paraqitjeve me Benfikën, me anë të cilave shënoi emrin ndër lojtarët më premtues për të ardhmen por tek kryeqytetasit  gjërat për luzitanin janë ndërlikuar .  

Pavarësisht se situata të tilla janë normale në futboll për shkak të konkurrencës së madhe që ekziston , Joao Felix nuk e ka fshehur se mund të largohet nga Madridi për të kërkuar një tjetër skuadër ku do të mund të këtë vazhdimësi .

‘’ El Cholo ‘’ është munduar ta përshtasë në shumë pozicione për ti krijuar alternativa nxënësit të tij por nuk i ka përmbushur pritshmëritë e teknikut të mirënjohur .

 Por duhet theksuar se një ndër arsyet e dështimeve të Joao Felix është aspekti fizik i cili nuk konsiderohet  në lartësinë e përballimit  të ndeshjeve për 90 minuta dhe e ka lënë në prapavijë ishi-n e Benficës .

Gjithsesi drejtuesit e Atletico Madridit e kanë bërë e qartë me kohë se kërkojnë qëndrimin e Joao Felix sepse besojnë në ndryshimin e tij dhe s’duan të humbasin një lojtar kyç për të cilin investuan 127 milionë euro  gjatë merkatos së 2019-tës duke e shëndërruar në blerjen më të shtrenjtë të historisë së spanjollëve .

Figura e Diego Simeones është një motiv më shumë për të bërë kthesën tek një skuadër në të cilën e ka të gjithë mbështetjen për të ecur përpara .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy