Bayerni në sulm për Pogban

Bayerni në sulm për Pogban

Paul Pogba do të jetë një ndër protagonistët e merkatos verore e cila është pas dere pasi shumë pretendentë po luftojnë për shërbimet e francezit.  

Që nga 1 janari i 2022-shit , mesfushori është i lirë të negociojë me cilindo klub që dëshiron dhe pas Manchester City-t , Juventusit , Real Madridit dhe Paris St Germain , edhe Bayern Munchen i është vënë pas sepse beson në aftësitë e kampionit të botës në fuqi .

Skenari për një kalim në Bundesligë duket shumë i mundshëm, kampionat që do të bëhej i treti ndër pesë më të famshmit e elitës , për një lojtar që gjithmonë ka treguar shumë në fushën e lojës , fillimisht me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ e më pas tek Manchester United .

 Besohet se etapa në ‘’ Old Trafford ‘’ do të marrë fund gjatë verës sepse Paul Pogba pretendon titujt , ashtu siç e bëri edhe në të kaluarën tek bardhezinjtë .

105 milionë eurot e shpenzuara nga anglezët në merkaton e  2016-tës u konsideruan  një ndër investimet më potente asokohe por zvarritja e tepërt e Manchester United parashikohet se do të ndikojë në vendimin e shumë lojtarëve cilësore pasi do të fillohet një etapë e re me Erik Ten Hag në stol , i cili la gjurmë në të shkuarën tek Ajax Amsterdami.

Bayern Munchen është distancuar paksa nga trofetë e rëndësishëm në kohët e fundit si përshembull Champions League dhe s’mund të mjaftohet vetëm me fitimin e Bundesligës apo trofeve të tjerë si Kupa apo Superkupa dhe do të kërkojë ta shtrijë protagonizmin për ti treguar të gjithëve se qëndron i fortë dhe i uritur për të fituar çdo kompeticion ku merr pjesë.  

Për Paul Pogban, vera do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për të ardhmen  dhe duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në marrjen e një vendimi për të patur komoditetin e disa viteve më përpara , si përshembull  tek Juventusi me të cilin fitoi shumë tituj me peshë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy