
Përballja Tirana-Partizani është paraprirë nga një incident mes tifozerive.
Pak para nisjes së takimit në stadiumin “Selman Stërmasi”, tifozeritë e dy skuadrave janë konfrontuar fizikisht në shkallët e stadiumit.
Ndërhyrja e policisë ka bërë që në stadium të rikthehej normaliteti, për t’i lënë vendin ndeshjes.
Për shkak të përdorimit të sendeve të forta, disa tifozë janë lënduar, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në polici nga uniformat blu.



