
Në orët e fundit Roberto Firmino, aktualisht pjesë e Al-Ahli në Arabinë Saudite ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në kontinentin e vjetër, këtë herë tek një tjetër kampionat.
Braziliani, mik i ngushtë i Vinicuis Junior ka kërkuar transferimin tek Real Madridi, por drejtuesit menjëherë e kanë refuzuar ishi-n e Liverpoolit.
Arsyeja është se një ndër politikat e këtij klubi janë blerjet e talentëve, të cilët natyrisht do të jenë përfaqësuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ në të ardhmen.
Kështu që 32 vjeçarit do ti duhet të kërkojë një tjetër desinacion në kohën e mbetur të merkatos, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Liverpoolit prej tetë sezonesh.
Megjithatë, çdo periudhë transferimesh ka rezultuar me të papritura dhe ndoshta traineri Carlo Ancelotti mund ta ndryshojë mendjen me kalimin e kohës pasi bëhet fjalë për një sulmues cilësor, pavarësisht moshës.
Tek Al- Ahli , Roberto Firmino po kalon momente jo të mira, duke qenë se në 18 sfida ka kontribuar me vetëm 3 gola dhe 3 asiste, statistika të vakëta, të cilat e kanë përkeqësuar situatën e lojtarit të lindur në Maceio.



