
Me fitimin e Scudettos pas 9 vitesh dominimi absolut të Juventusit drejtuesit e Interit janë të ndërgjegjshëm se puna sapo ka filluar tek zikaltërit . Para disa javësh përgjegjësinë e pankinës së italianëve e mori Simone Inzaghi , trainer i cili la gjurmë tek Lazio duke e kualifikuar për në Europa League . Problemet ekonomike e kanë shoqëruar Interin përgjatë kësaj kohe por shitja e Achraf Hakimit tek Paris St Germain për 60 milionë euro sikur e ka qetësuar paksa situatën . Duke patur parasysh se i duhen lojtarë kalibri për të konfrontuar rivalitetin në Itali dhe në Champions League , Interi orët e fundit ka peshkuar tek Arsenali .
Anglezët nuk kanë mundur të sigurojnë Europën për sezonin e ardhshëm dhe është krijuar ideja se disa nga komponentët e ‘’ Topchinjve ‘’ do të kërkojnë largimin nga ‘’ Emirates ‘’ . Në fokusin e 19 herë kampionëve të Serisë A është vënë Hector Bellerin .
Sipas ‘’ The Sun ‘’ spanjolli ka deklaruar se kjo pistë i ka ngjallur shumë entuziazëm dhe pas shumë vitesh në Londër tashmë ka një mundësi të artë për vijimin e karrierës .
Aktivizimi i lojtarit nga Barcelona në krahun e djathtë të do ti jepte një shtysë Interit gjatë sezonit vijues por numri një i pankinës ka preferuar anësorin e Psv Eindhoven Denzel Dumfries. Sezonin me ‘’ The Gunners ‘’ Hector Bellerin e ka mbyllur me 35 ndeshje dhe 1 gol dhe pritet që ditët vijuese të përcaktojë fatet e karrierës .



