Është mbyllur pa gola, pjesa e parë në sfidën Çeki-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Sfida nisi e qetë, me Shqipërinë që regjistroi rastin e parë të rrezikshëm me Asllanin, i cili në minutën e 27-të gabon i vetëm me portierin, por gjithsesi ishte edhe në pozicion jashtë loje.
Një minutë me vonë, rast të ngjashëm kishte edhe Cikalleshi, por u ndal nga portieri vendas. Vendasit tentuan të reagojnë, duke përfituar edhe nga dy gabime, por pa sukses për të shënuar.
Pritet një pjesë e dytë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë golin.



