
Eksperienca e Dusan Vlahovic me Juventusin si duket është drejt përfundimit.
Ecuria e serbit nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve, i cili e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2026-tës.
Sipas ‘ Calciomercatos ‘, arsyeja kryesore lidhet me aspektin ekonomik pasi drejtuesit i kanë propozuar reduktimin e pagës, e cila aktualisht i arrin 12 milionë eurot në sezon.
Ishi i Fiorentinës sigurisht nuk është dakord me këtë hap të ndërmarrë, i cili pretendon minimalisht të vijojë në këtë linjë.
Torinezët po i lëvizin me shpejtësi gurët për të afruar një tjetër sulmues në ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë merkatos së dimrit, për ti paraprirë ndonjë prapakohe të mundshme në fazën më determinante të sezonit.
Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje, Juventusi fatkeqësisht mund ta humbasë Dusan Vlahovicin gjatë merkatos së verës së 2026-tës pa asnjë përfitim.
Kjo situatë e ka detyruar golashënuesin nga Beogradi ta mendojë mirë të ardhmen, të cilit sigurisht së fundmi nuk i kanë munguar ofertat nga ekipet me emër.
9 gola në 16 sfida ka shënuar Dusan Vlahovic me ish rekordmenët e Serisë A dhe situata e tij vijon tejet e ndërlikuar.



