Sabit Bilali, u largua nga Partizani pak ditë më parë, me palët që vendosën të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Megjithatë, mesfushori nuk ka humbur kohë dhe duket se e ka gjetur skuadrën e re. Bilali do të vazhdojë karrierën në Maqedoninë e Veriut, aty ku ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Rabotnicki.
26-vjeçari e njeh mirë kampionatin, pasi aty ka luajtur me skuadra si Shkëndija, Shkupi dhe Gostivari.



