Kategoria e Parë/ Bylisi nuk di të ndalet, Erzeni dhe Burreli bëjnë goleada

Kategoria e Parë/ Bylisi nuk di të ndalet, Erzeni dhe Burreli bëjnë goleada

U luajtën ditën e sotme 8 ndeshje në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 5-të në këtë kampionat.

Bylisi vazhdon të jetë i pandalshëm, teksa ditën e sotme ka regjistruar triumfin e radhës. Ballshiotët mposhtën me shifrat 3-0 një tjetër pretendent si Korabi, duke u shkëputur në krye me 15 pikë.

Erzeni shkatërroi me shifrat 0-4 Maliqin në transfertë, ndërsa Shkumbini barazoi pa gola me Tërbunin. Ka zhgënjyer edhe Apolonia, që u mposht në transfertë nga Tomori me shifrat 2-0.

Sakaq Pogradeci shijoi fitoren e parë sezonale, duke mposhtur minimalisht Turbinën në Cërrik, ndërsa Burreli shkatërroi 0-5 Besëlidhjen, duke u hakmarrë në një far mënyre për atë eliminim në Kupë.

REZULTATET:

MALIQI 0-4 ERZENI

TËRBUNI 0-0 SHKUMBINI

TOMORI 2-0 APOLONIA

BUTRINTI 1-1 VORA

BESA 2-0 LUSHNJA

BESËLIDHJA 0-5 BURRELI

BYLIS 3-0 KORABI

TURBINA 0-1 POGRADECI

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy