Arsenali, gjen sulmues tek Eintracht Frankfurti

Arsenali, gjen sulmues tek Eintracht Frankfurti

Arsenali parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës për sa i përket Premier Leagues.

Traineri i ‘’ Topchinjve ‘’ Mikel Arteta në bashkpunim me drejtuesit kanë filluar të punojnë për transferimet gjatë kësaj periudhe, të domosdoshme për vijimësinë.

Kryeqytetasit do të ndërhyjnë kryesisht tek përforcimi i repartit të avancuar, të cilët tashmë ia kanë vënë syrin Hugo Ekitikes.

Francezi po zhvillon një sezon premtues me Eintracht Frakfurtin, i dyti në rradhët e kësaj skuadre.

Drupal Ad

22 vjeçari konsiderohet një vlerë e shtuar nga numri një i stolit, i cili ka kontribuar tek gjermanëve me 16 gola dhe 6 asiste në 28 sfida.

Ndërkohë, sipas portalit ‘ Metro ‘, vlera e kartonit të ishi-t të Paris St Germain arrin 40 milionë eurot, e konsiderueshme dhe krejtësisht e justifikuar nga paraqitjet e nxënësit të Dino Toppmoller.

Pritet një reagim nga drejtuesit e Frankfurtit duke qenë se Hugo Ekitike është një garanci në ofensivë, edhe pse pretendimi i të ashtuquajturve ‘’ The Gunners ‘’ mund t’ia ndryshojë karrierën në çdo aspekt.

Prej shumë vitesh londinezët vijojnë të jenë të distancuar nga titujt në Angli dhe Europë, fakt i cili e shton automatikisht impenjimin e krerëve të klubit për mbërritjen e lojtarëve cilësorë në ‘’ Emirates ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy