
Pas barazimeve të Juventusit dhe Milanit ditën e djeshme, Serie A ka rezervuar rezultatet të tjera surprizë ditën e sotme.
Napoli ka humbur mundësinë për të marrë kryesimin e kampionatit, pasi është mposhtur në shtëpi nga Empoli. Në minutën e 70-të, ish-lojtari i Milanit, Patrick Cutrone, i cili me fat, pasi iu përplas topi në kokë, i dha avantazhin skuadrës së tij, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
Humbje ka pësuar edhe Lazio, që u mposht me përmbysje në transfertë nga Sassuolo. Skuadra e Sarrit e mbylli në avantazh pjesën e parë, falë golit të Zaccagni në minutën e 6-të, pro Sassuolo përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, falë golave të Berardit në minutën e 63-të dhe Raspadori në minutën e 69-të.



