Atletico i hedh sytë tek Genku

Atletico i hedh sytë tek Genku

  Me një sulm të frikshëm i cili përbëhet nga   Joao Felix , Antoine Griezmann , Luis Suarez dhe Joaquin Correa ,  Diego Simeone konsideron se Atleticos i duhet  ende të përforcohet në këtë aspekt .

Fitimi i Primera Division është patjetër një ndër sukseset më të mëdha të  ‘’ El Cholos ‘’ tek  ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe vetvetiu krijohet ideja se merkatoja vijuese duhet të jetë në të njëjtat standarte . 

Drejtori teknik Andrea Berta ka filluar me tratativat dhe ka spikatur  sulmuesin e  Genkut Paul Onuachu .

27 vjeçari nigerian ndiqet prej kohësh edhe nga Sevilla dhe Juventusi , fakt që tregon se  kryeqytetasit do të kenë përpara pengesa të vështira  për të firmosur me shtatlartin afrikan . 11 gola në 14 ndeshjet me belgët  konsiderohen patjetër një rekord më vete  dhe sipas  Marcas vlera e kartonit  të tij  kap 25 milionë eurot.  

Duke marrë parasysh rëndësinë e tij tek Genku konkludohet  se për ‘’ Los Colchoneros ‘’  do të jetë një  operacion i ndërlikuar por megjithatë asi nën mëngë  i tyre në këtë rast mund të rezultojë  mposhtja e dominimit disa vjeçar të Barcelonës dhe Real Madridit në La Liga , indikator që flet për rritjen e kësaj skuadre në pak vite e cila ka fatin e të paturit në stol Diego Simeonen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy