
Karim Benzema ishte sërish protagonist me një tripletë golash në Champions League. Sulmuesi francez, pas ndeshjes me PSG, shënoi Hat-Trick edhe ndaj Chelsea.
Për këtë, superlativat në drejtim të sulmuesit nuk kanë munguar. Ish-mbrojtësi anglez, Rio Ferdinand, ka deklaruar se duhet ët shkruhet që tani emri i Benzema, si fitues i “Topit të Artë”.
Për fitimin e Topit te Artë për këtë vit, duhet të shkruhet që tani emri i Karim Benzema. E ka ngjitur Real Madridin në krye të ligës në La Liga. Ata po fluturojnë dhe ai është hajmali.
Është 34 vjeç dhe është numri 9 më i mirë në botë. Është në një nivel tjetër. Benzema, shënon, asiston, ka vizion dhe mund të bëjë gjithçka.



