Sebastian Vettel, është tërhequr nga garat e Formula 1. Ashtu siç kishte njoftuar edhe më herët, Vettel zhvilloi sot garën e fundit.
Gjermani, katër herë kampion bote, në përfundim të garës së sotme në Abu Dhabi, ku u pozicionua në vendin e 10-të, deklaroi tërheqjen.
Pas katër titujve kampion radhazi me skuderinë e Red Bull, më pas Vettel kaloi te Ferrari dhe pas dy vitesh aty, kaloi tek Aston Martin, ku gjithashtu qëndroi dy sezone.
Pasi njoftoi tërheqjen, Vettel shkurtimisht tha: “Faleminderit për mbështetjen, mesazhet, letrat dhe gjithë dashurinë e dhuruar në këto vite. Do të më mungojnë shumë, por ka qenë një gëzim absolut për mua gjatë gjithë karrierës sime.”



