Liverpooli nuk e harron Asension

Liverpooli nuk e harron Asension

 Dyshimet e Real Madridit mbi rinovimin e kontratës me  Marco Asension kanë rezultuar një motiv i fortë për Liverpoolin për tu hedhur në sulm për spanjollin . Mesfushori gjithmonë është pëlqyer nga tekniku Jurgen Klopp që mendon ti japë një tjetër ritëm funksionimit të mesfushës dhe 25 vjeçari i plotëson siç duhet  kërkesat e gjermanit. 

Dëmtimi i rëndë i pësuar i ka shkaktuar qëndrimin jashtë për disa kohë por  pengesa e ‘’ The Redsave ‘’ në këtë histori është kontrata me ‘’ Galaktikët ‘’ e cila merr fund në 30 qershorin e 2023-shit. 

Detyra e ish kampionëve të Europës do të jetë e vështirë sepse do ti duhet të bindin Florentino Perezin për ti hapur derën e largimit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

  Idetë e Carlo Ancelottit në lidhje me nxënësin e tij mbeten akoma të paqarta sepse dëmtimi i ka shkaktuar ulje-ngritjet që  konsiderohen normale në futboll të cilat e kanë lënë në vendnumëro duke e ulur në stol .

Me këtë historik arrihet në konkluzionin se gjithçka mbetet e hapur në merkaton vijuese , ku prapa derës është një rival tepër i fortë në Premier League dhe në Champions League i cili vjen pas një historie të mrekullueshme që do të kërkojë ta përsërisë në të ardhmen .

12 ndeshje, 3 gola dhe 2 asiste konsiderohen të pamjaftueshme për të siguruar një rol titullari në skemat e Carlo Ancelottit dhe me shumë të drejtë anglezët kërkojnë ta rrëmbejnë ishi-n e Mallorcas.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy