Serhou Guirassy, objektiv i Barcelonës

Serhou Guirassy, objektiv i Barcelonës

Gjetja e një sulmuesi mbetet një prioritet për drejtuesit e Barcelonës gjatë merkatos së verës.

Serhou Guirassy tashmë është objektiv ‘’ Los Cules ‘’, i cili ka bërë paraqitje të një niveli për tu admiruar tek Borussia Dortmundi.

Francezi shquhet si një lojtar tejet potent, shumë i aftë në luftën në ajër dhe gjithashtu i rrezikshëm përpara portës.

Ylli i ‘’ Verdhezinjve ‘’ deri në këtë moment ka kontribuar me 28 gola në 40 sfida, një statistikë e cila meriton vlerësimin maksimal.

Drejtuesit e ekipit nga Ruhr parashikohet se mund të përcaktojnë një shifër për largimin e mundshëm të 29 vjeçarit nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’ dhe ndërkohë spanjollëve i duhet një element i cili mund ti japë zgjidhje situatave të vështira gjatë sfidave në vijimësi.

Megjithatë, në listën e trainerit Hansi Flick përfshihen edhe të tjera alternativa dhe pritet që gjatë kohës ajo të zgjerohet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy