U shkarkua nga Bayern Munich, Napoli nis kontaktet me trajnerin Nagelsmann

U shkarkua nga Bayern Munich, Napoli nis kontaktet me trajnerin Nagelsmann

Julian Nagelsmann, u shkarkua nga drejtimi i Bayern Munich pak javë më parë, por në sezonin e ri, mund ta shikojmë në drejtimin e një skuadre në Serie A.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Nagelsmann është në listën e drejtuesve të Napolit, për të marrë vendin e trajnerit Spalletti.

Ky i fundit nuk po arrin një marrëveshje për rinovimin dhe pritet të largohet pas përfundimit të sezonit, që kulmoi me titullin kampion.

Në Itali, raportojnë se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, pëlqen shumë ish-trajnerin e Bayern Munich dhe ka pasur kontakte me agjentin e Nagelsmann.

Në ditët e ardhshme, priten zhvillime të reja, ku gjithçka do të jetë më e sqaruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy