Nuk mjafton “teatri” në Korçë, Vllaznia bie nga kategoria

Nuk mjafton “teatri” në Korçë, Vllaznia bie nga kategoria

Kategoria Superiore ka ulur siparin për sezonin 2017-2018 me sfidat e fundit që u zhvilluan ditën e sotme. Për herë të parë në histori, skuadra e Vllaznisë ka zbritur zyrtarisht nga Kategoria Superiore duke shënuar ditën më të errët të këtij klubi.

Edhe pse kuqeblutë fituan me Skëndebeun me rezultatin e thellë 1-5, një ndeshje që ishte përfolur që në fillim se do ishte një e lehtë për shkodranët, por që la një shije të turpshme për mënyrën se si u luajt ky takim.

Një sezon skandaloz për Vllazninë që vit pas viti renditej në vendet e fundit duke shpëtuar veten në takimet e fundit, por që këtë vit shkruan një nga ditët më të zeza të këtij klubi. Ndërkohë, Kamza është ajo që mbijetoi në Superiore pas fitores së arritur në “Selman Stermasi” kundër Partizanit.

Ekipi i drejtuar nga tekniku Julian Ahmataj, trimfoi me rezultatin e ngushtë 0-1 falë një goli të shënuar nga Ermir Rezi që i siguroi tre pikëshin e artë skuadrës së tij që i siguroi këtë sezon mbijetesën në Kategorinë Superiore.

Ndërkohë, në takimet e tjera Laçi ka fituar në fushën e saj përballë Teutës me rezultatin 3-1 duke zënë vendin e katërt në renditje që e dërgon në Kupat e Europës. Dhe Luftëtari e mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon që do të marrin pjesë në Kupat e Europës pas fitores së arritur në transfertë kundër Lushnjes me rezultatin 0-2 duke e mbyllur sezonin në vendin e tretë në klasifikim.

 Ndërsa, sfida mes Kukësit dhe Flamurtarit u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2, me verilindorët që renditen në vendin e dytë duke mbyllur një sezon të suksesshëm, ndërsa Flamurtari nuk arrin asnjë objektiv të caktuar në fillim të sezonit duke u klasifikuar në vendin e gjashtë në renditje.

Rezultatet e Kategorisë Superiore

Laçi 3-1 Teuta

Lushnja 0-2 Luftëtari

Skënderbeu 1-5 Vllaznia

Kukësi 2-2 Flamurtari

 Partizani 0-1 Kamza

Klasifikimi përfundimtar i Superiores

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy