
Dështimi i Barcelonës në Champions League ishte piknisja e një historie reflektimi e cila pritet të kanalizohet tek një merkato cilësore.
Për ‘’ Los Cules ‘’ eleminimi në fazën e grupeve do të ngelet një episod i vështirë për tu harruar por gjithsesi komponentët më të rëndësishëm të katalanasve po mendojnë për të ardhmen .
Domosdoshmëri është rikuperimi i terrenit të humbur, pavarësisht se në La Liga skuadra e Xavi Hernandezit vijon të jetë protagoniste dhe do të masë forcat në Europa League me Manchester United.
Ofensiva nuk e ka bindur ish mesfushorin dhe Rafael Leao është bërë pjesë e projektit ambicioz të së ardhmes i cili lidhet me fitimin e titujve.
Mateu Alemany bashkë me Jordi Cruyff e konsiderojnë portugezin një alternativë cilësore për ofensivën dhe mosarritja e akordit për rinovimin e kontratës me Milanin e ka vënë në pikpyetje qëndrimin në ‘’ San Siro ‘’.
Ulje-ngritjet me kampionët në fuqi të Scudettos nuk kanë prodhuar gjë tjetër veçse dhimbje koke për Stefano Piolin dhe Barcelona kërkon të përfitojë shërbimet e 23 vjeçarit për ta shëndërruar në një ndër blerjet më cilësore të merkatos së ardhshme .
Ishi i Lilles konsiderohet një ndër talentët e të ardhmes dhe kuq e blutë i janë vënë pas , pasi Xavi Hernandez e shikon partnerin ideal të Robert Lewandowskit në majën e sulmit.



