
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Partizanit dhe Laçit, e vlefshme për javën e 20-të në Superiore.
Pas 45 minutave të para, të kuqtë kryesojnë 1-0. Vendos një gol i shënuar nga Alfred Mensah në minutën e 13-të.
Vlen të përmendet se Partizani kishte edhe raste të tjera për shënim, me kapitenin Murataj, që u ndal nga shtylla.
Sakaq Laçi rrezikoi me Melon në dy raste, por gjuajtjet e brazilianit nuk u ndalën në rrjetë.



