
Një ndër objektivat e merkatos së verës për Barcelonën është gjetja e një anësori për arsye se ky pozicion ndër vite nuk i ka bindur drejtuesit.
Ivan Fresneda i Real Valladolid me shumë gjasa do të ketë një të ardhme të ndritur, lojtar për të cilin deri më tani janë interesuar 30 ekipe.
Dështimi me Hector Bellerin dhe dyshimet e njëpasnjëshme në lidhje me Sergi Roberton konsiderohen të mjaftueshëm për të tentuar transferimin e 19 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’.
Jo vetëm ‘’ Los Cules ‘’ por edhe Arsenali me Borussia Dortmundin konsiderohen rivalë tejet të ashpër për të përfituar shërbimet e talentit të ‘’ Vjollcëve ‘’ i cili ka impresionuar në çdo ndeshje me spanjollët.
Tashmë Xavi Hernandez e ka dhënë ‘’ Ok ‘’ për Ivan Frsenedan dhe për më tej duhet parë se çdo të ndodhë gjatë negociatave , për një ndër lojtarët më premtues të La Ligas.
Aspiratat e Barcelonës natyrisht lidhen me rikthimin tek trofetë dhe për arritjen e objektivave duhet një merkato shumë cilësorë gjatë verës.



