Të mërkurën e 3 prillit, do të luhen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë, Kukësi-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia, të cilat janë planifikuar në orën 15:00.
Sfida e Rrogozhinës, do të transmetohet në ekranin e MCN TV, ndërsa ajo e Kukësit në MCN 24.
Në orën 18:00, do të luhet edhe sfida e prapambetur në Superiore, mes Dinamos dhe Teutës, e cila do të transmetohet në ekranin e MCN 24.



