
Trajneri Bledi Shkëmbi, do të bëjë debutimin në stolin e Shqipërisë U-17 më 18 prill.
Kombëtarja kuqezi, do të zhvillojë një miqësore me Slloveninë në trannsfertë, në një takim, ku trajneri do të shohë nga afër gjendjen e lojtarëve.
Grumbullimi i Kombëtares U-17 do të nisë më datë 14 prill, në Udine të Italisë, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore ndaj Sllovenisë.
Trajneri Bledi Shkëmbi ka bërë publike edhe listën me 19 lojtarët e thirrur për miqësoren me Slloveninë. Gjashtë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet e huaja, me ekipe si Ternana, Novara, Dusseldorf, Peterborough, Genoa, Torino, Udinese, Juventus, Tottenham, Bochum, CE L’ Hospitalet dhe Koln.



