Sulmuesi i Bologna-s: Do jap gjithçka që Juve mos të shkojë në Champions

Sulmuesi i Bologna-s: Do jap gjithçka që Juve mos të shkojë në Champions

Nicola Sansone është futbollisti i Bologna-s që sonte do të luajë kundër Juventusit, që kërkon me patjetër fitoren për t’u kualifikuar në Champions League. Për këtë ndeshje futbollisti ka deklaruar se do të bëjë çmos që ‘zonja e vjetër’ të mos e arrijë objektivin dhe kjo jo vetëm për faktin se fëmijë ka qenë tifoz i Milanit.

“Ju premtoj që nuk jam më tifoz i Milanit që prej momentit që debutova në futbollin profesionist. Kam pasur simpati për ekipet e Milanos, por për Juventusin kurrë, asnjëherë s’i kam dashur. Do japim gjithçka ndaj tyre, nuk dua që të shkojnë në Champions,”- deklaroi sulmuesi italian.

Edhe trajneri Mihajlovic ka folur me ironi për Juventusin në prag të sfidës, duke lënë të kuptohet se ata i marrin penalltitë shumë më lehtë se skuadrat e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy