Chelsea i vë çmimin Pulisicit

Chelsea i vë çmimin Pulisicit

Duke qenë të vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset , drejtuesit e Chelseat kanë bërë një lëvizje inteligjente orët e fundit . Mesfushori Christian Pulisic prej kohësh ndiqet nga Barcelona , dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë kundërpërgjigjur  menjëherë interesit të katalanasve duke i vënë çmimin mesfushorit të talentuar . 

Për amerikanin eksperienca në  Londër nuk i ka përmbushur pritshmëritë e Thomas Tuchel  por rruga e Barcelonës për të arritur fundin e lumtur nuk do të jetë e lehtë .  Për këtë arsye , sipas ''  The Mirror '' , drejtuesit e kryeqytetasve  kanë përcaktuar vlerën  duke filluar nga 42 milionë euro për 23 vjeçarin , shifër e cila për katalanasit thekson një vështirësi më vete  dhe do ta agravonte akoma më shumë problematikën në arkat e tyre . 

Nxënësi i Thomas Tuchel pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez dhe konsiderohet një alternativë shumë më e lirë në krahasim me Raheem Sterling  të cilit spanjolli i ka shkelur me kohë syrin .  Për sulmuesin e lindur në Kingston të Xhamajkës , Manchester City  kërkon 80 milionë euro  dhe mbërritja e mundshme e ishi-t të Dortmundit në ‘’ Camp Nou ‘’ do të konsiderohej një lëvizje  e bujshme e  ‘’ Los Cules ‘’ në merkato . 

Pas hedhjes së firmës mbi kontratë , ish mesfushorit të njohur iu premtua nga  Joan Laporta se do të hynin në merkato me qëllimin e firmosjes me tre-katër elementë cilësorë por si duket këtë premtim do ta lërë për në merkatot pasardhëse   sepse situata aktuale ekonomike e Barcelonës nuk premton për gjëra të mëdha . 

Nga ana tjetër , ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të kërkojnë të dalin të fituar në lidhje me Christian Pulisic dhe nuk do të ndalen deri sa të rikuperojnë 58 milionë eurot e derdhura në arkat e Borussia Dortmundit në merkaton dimërore të 2019-tës .

Një hap i tillë konsiderohet normal , sidomos për një skuadër e cila arriti një sukses shumë të rëndësishëm me  fitimin e Champions Leagues sezonin e shkuar për të dytën herë në histori dhe parashikohet se s’do të ndalet edhe në aktualin ku e presin sfida shumë të vështira por me eksperiencën e akumuluar do ta ketë më të lehtë për ti përballuar .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy