Pas 9 vitesh Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të vihen sërish përballë në Champions League kur të martën Barcelona dhe Juventus të luajnë për ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të Champions League.
Shumë u shpresua që kjo të ndodhte në tetor, por për shkak se Ronaldo në atë periudhë ishte me COVID kjo nuk u realizua.
Të dy skuadrat e kanë kanë siguruar kualifikimin për në fazën e mëtejshme të Champions League, por në Camp Nou do të përballen për vendin e parë. Në takimin e Torinos katalanasit dolën fitimtarë, ndërsa nesër Juventus kërkon t’u kthejë ‘nderin’.
Për t’u veçuar ishte edhe një ‘tëeet’ i Barcelonës pas asaj fitoreje që shkruan: ‘Të lumtur që u sollëm në Torino më të mirin e historisë’. Me këtë Barcelona iu referua Messi-t, ndërsa nuk mungoi as përgjigjja e Juventusit. Bardhezinjtë shkruan: “Me siguri nuk e keni dalluar mirë. Në Camp Nou do u sjellim të vërtetin”.



