
Pas rënies së West Hamit në Championship sigurisht besohet se e ardhmja e disa lojtarëve do të ndryshojë.
Një ndër to është edhe Adama Traore, i cili zhvilloi një sezon me ‘’ The Hammers ‘’.
Për sulmuesin ka shfaqur interes Elche, ekip që do të performojë në La Liga edhe në vijuesin.
Mirëpo, 30 vjeçari duhet ti ulë pretendimet nëse do të jetë pjesë e një ndër kampionateve më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër, edhe pse në rradhët e një ekipi modest.
Ishi i Barcelonës konsiderohet një lojtar shumë i shpejtë, tejet potent, shpërthyes dhe një dhimbje koke për çdo rival.
Adama Traore e njeh shumë mirë kampionatin spanjoll dhe ky fakt mund ti shërbejë për të avancuar për më tej.
La Liga është tejet kompetitive dhe parashikohet se nëse do të transferohet në ‘’ Martinez Valero ‘’ do të rezultojë një vlerë e shtuar në 11-shen e Eder Sarabias.
Nëse kjo marrëveshje do të konkretizohet natyrisht do të konsiderohej një ndër më të bujshmet e merkatos së verës referuar La Ligas.



