
Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaneri i Botërorit”, në MCN TV, analizoi fitoren e Brazilit ndaj Koresë së Jugut.
Tahiri deklaroi se kjo ndeshje nuk është njësi matëse për Brazilin, ndërsa shtoi se me kundërshtarët e tjerë do kenë probleme.
Mund të themi Brazil i frikshëm, por varet edhe nga ekipi që kishte përballë. Brazili hyri fortë dhe për të fituar ndeshjen. Pjesa e dytë, pamë Korenë e Jugut që fitoi një pjesë. Brazili ka lojtarë shumë të shpejtë dhe teknikë. Të gjithë golat vijnë nga krahët, me pasime dhe dalej shumë të mira.
Bënë gola të mirë. Ajo që pamë sot, nuk është njësi matëse për Brazilin, për të thënë ekip i frikshëm. Kualiteti dhe ekipi duket që kishte diferenca të mëdha me Korenë e Jugut. Me ekipet e tjera do kenë probleme më të mëdha, jo si sot.



