Pogba zgjedh Juventusin

Pogba zgjedh Juventusin

 Si shumë lojtarë të tjerë , Paul Pogba do ta mbyllë ciklin me Manchester United në 30 qershorin vijues.

Në skenë janë shfaqur dy pretendentë , si Paris St Germain dhe Juventusi dhe mesfushori është lodhur duke e zvarritur këtë çështje dhe ka preferuar ti vërë pikën.

28 vjeçari ka zgjedhur  ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’, ekip që në të kaluarën i dha shansin të fitojë çdo trofe në Itali dhe në njëfarë mënyre kërkon t’ia shpërblejë besimin torinezëve me rikthimin në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

105 milionë eurot e investuara nga ‘’ Djajtë e Kuq ‘’  nuk janë justifikuar nga Paul Pogba i cili do të evitojë humbjen e mëtejshme të kohës me një ekip ku nuk shikon të ardhme dhe të paktën tek Juventusi do të ketë shansin për të fituar trofe të rëndësishëm .

Para dy sezonesh bardhezinjtë as që e diskutonin Serinë A , kampionat ku shënojnë një rekord historik me 9 trofe rradhazi dhe Paul Pogba kërkon të jetë protagonist edhe në këtë aspekt dhe të shijojë bashkpunimin me lojtarë si Denis Zakaria apo Dusan Vlahovic të cilët i kanë dhënë impakte pozitive pozicioneve përkatëse por  Massimiliano Allegri s’mund të mjaftohet me kaq dhe do të aspirojë çdo trofe , sidomos në Itali duke filluar nga sezoni vijues.

Eksperiencën e Paul Pogbas Juventusi e shfrytëzoi në maksimum në të kaluarën me fitimin e katër Serie A , 2 Kupa dhe 3 Superkupa Italie dhe gjatë katër sezoneve u konsiderua një emblemë në ‘’ Allianz Stadium ‘’ por transferimi tek anglezët i dha startin rrëshkitjes në karrierë , fakt që s’mund të vijohet të tolerohet.

Shfrytëzimi i kësaj mundësie konsiderohet çelësi për ti dhënë shkelmin të kaluarës se hidhur tek Manchester United sepse me Juventusin ka shumë garanci dhe rrugetimi drejt suksesit është objektivi primar në karrierën e kampionit në fuqi të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy