Partizani zbulon detajet, miqësorja me Romën do të luhet në stadiumin “Air Albania”

Partizani zbulon detajet, miqësorja me Romën do të luhet në stadiumin “Air Albania”

Këtë të enjte, u bë e ditur se Partizani do të luajë një miqësore luksi, siç është ajo ndaj Romës. Klubi i kuq, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka zbuluar edhe detajet. Sfida është planifikuar të luhet më 12 gusht, në orën 20:00. Gjithashtu bëhet e ditur se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit “Air Albania”. Njoftimi i Partizanit: Partizani dhe Roma do të zhvillojnë të shtunën datë 12 gusht një ndeshje miqësore mes tyre. Kampionët në fuqi të Shqipërisë mirëpresin në kryeqytet nënkampionët e Europa League formacionin e Jose Mourinhos në një përballje luksi. Emocionet e kësaj sfide do të keni mundësi t’i ndiqni live në stadiumin "Air Albania" të shtunën e 12 gushtit ora 20:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy