
Rudi Vata, ish-kapiten i Kombëtares, u shpreh se Shqipëria do të jetë një skuadër me e fortë me Armando Brojën dhe Marash Kumbullën.
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Vata deklaroi se Broja është aset i kuqezinjve dhe nuk mendon se në Kombëtare ka një çështje. Sipas tij, Silvinjo nuk është trajner inatçor, që të mbajë inate me lojtarët.
Unë mendoj se Broja është profesionist i niveleve të larta. Ekipi kombëtar është shumë më i madh se Broja. Është një lojtar i ri me aftësi të mëdha. Është aset i ekipit kombëtar. Nuk mendoj se Silvinjo është trajner inatçor. Nuk mendoj se ka një çështje. Çdo gjë është e menaxhueshme. Probleme do ketë në një ambient me 20-30 karaktere të ndryshme. Shpesh herë duhen vendime të rëndësishme. Nuk mund të jetë një trajner i admiruar nga 30 lojtarë. Profesionistët duhet të kuptojnë vendimet e trajnerit dhe të jenë të gatshëm. Broja dhe Kumbulla e shumë të tjerë, e kanë ambicien dhe dëshirën për të qenë në Europain. Mendoj se deri në atë moment, punojnë të gjithë që të jenë të gatshëm. Për të zgjedhur më të mirët, duhet konkurrencë. Ky grup po bën mirë, por me Brojën dhe Kumbullën do të jemi më të fortë. Çdo gjë mbetet për tu parë. Ne gjithmonë kemi pasur probleme, por me menaxhimin që bën Silvinjo, mendoj se kemi gjetur të duhurin.
Kemi shumë shqiptarë të Kosovës që na kanë ndihmuar për këto rezultate, po ashtu edhe shqiptarë të Maqedonisë. Kjo është shqiptaria. Nuk ka shqiptar në botë që nuk është krenar. Kosova ka ambicien e tyre. Janë një federata e re dhe duan të rriten. Mospasja e lojtarëve nga Kosova, cilësia nuk do jetë e njëjtë. Megjithatë ne jemi vëllezër dhe kështu trajtohen situatat. Duhet ta mbajmë dorën të lidhur. Sot na ndihmojnë ata, nesër mund t’i ndihmojmë ne ata. Nuk duhet të humbasim energjinë e mirë që është krijuar.
Ne kemi qenë një komb i mbyllur dhe mundësitë i kemi pasur të limituara. Me Gjermaninë kam luajtur në 5 ndeshje dhe në 4 kam qenë kapiten i Shqipërisë. Ato vite kanë qenë vite që na kanë ndërtuar një opinion në Europë. Ishin vite të vështira dhe bënim paraqitje me dinjitet. Në Leverkusen kemi humbur në minutat e fundit. I kemi i shënuar gola Gjermanisë.



